Capital T është një prej reperëve më të njohur shqiptarë, këngët e të cilit janë kthyer në hite dhe ai është shumë i suksesshëm në tregun muzikor vendas. Reperi është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan ku tregoi se është shkëputur nga intervistat dhe daljet në televizion pasi është fokusuar në muzikë.
?Nuk kam dalë nëpër ekrane sepse jam fokusuar në muzikë. Më ka bërë mirë që kam qëndruar larg për rreth 3-4 vite, kisha nevojë të shkëputesha. Media ka shumë rëndësi për një artist, por puna të mban. Unë kam ardhur sot sepse kam projekte të reja është koncerti i madh në sheshin ?Nënë Tereza?, pra kam për çfarë të flas dhe jam komod. Nuk mund të dal në media për të mbaruar punë. Në emisionin tënd kam ardhur sepse është shumë natyral?, tha këngëtari.
Në emision, Capital T rrëfeu gjithashtu se është duke bërë një dokumentar për jetën dhe karrierën e tij, të cilin ka një vit e gjysmë që po e xhiron.
?Kam pasur në mend të bëj diçka ndryshe, muzika s?është pasioni im i vetëm dhe kam qejf t?i shpalos publikut pjesën tjetër të jetës time. Kjo është ajo që po bëj unë, të tjerët mund ta bëjnë pas meje nëse vepra ime është aq e rëndësishme. Dokumentari është duke u realizuar, edhe kjo pjesë e intervistës në ?Zonë e Lirë? do të futet në të. Ka një vit e gjysëm që po xhirohet. Edhe pjesa e koncertit do të futet në të. Në dokumentar do të futet karriera ime që prej fillimit. Dokumentari do edhe ca kohë të dali, pasi jemi fokusuar tek pjesa e koncertit?, u shpreh Capital T./tvklan.al