Qeveria gati për dialog me Bashën për reformën zgjedhore...por drejtësia nuk preket!

2019-09-06 1

TIRANE - Qeveria është e hapur për të nisur dialogun me opozitën dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR për të reformuar bazën ligjore të zgjedhjeve. Por qeveria, nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap pas dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje tek reforma në drejtësi, e cila ka nisur të vihet në jetë përmes ngritjes së institucioneve të reja dhe ndëshkimit të të korruptuarve në sistemin e drejtësisë. Qëndrimin e shprehu në një video-mesazh shpërndarë në Facebook, zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali, njëherësh Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Sa i përket aksionit opozitar dhe platformës politike që lideri demokrat ka shfaqur së fundit, Spiropali tha se në fakt, qëllimi i opozitës është që të bllokojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe të pengojë reformën në drejtësi.