Evazion Fiskal me punët publike/ Report Tv siguron skemën dhe fotot e biznesmenëve të arrestuar

2019-09-06 5

TIRANË- Zbardhet skema e mashtrimit të 15 biznesmenëve të arrestuar. Skema e mashtrimit me TVSH e organizuar nga 5 kompani kryesore fiktive, teksa Report Tv sjell fotot e biznesmenëve të përfshirë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se në skemën e mashtrimit janë përfshirë 50 kompani të fushave të ndryshme dhe përveç 15 personave të arrestuar, u shpallën në kërkim edhe 35 të tjerë. Mësohet se këta biznesmenë, akuzohen se prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh me qëllim përfitimin e TVSH-së duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 25.7 mln lekësh, shifër kjo e  përllogaritur nga faturat që ka arritur të sigurojë policia si provë. Megjithatë, burime për Report Tv, sipas burimeve të Report Tv shifra mund të shkojë nga 25-30 mln euro

Hetimet për këtë skemë kanë zgjatur prej dy vitesh, nga ku e gjitha është kryer nga 5 kompani fiktive.

Në këtë skemë janë përfshirë emra të njohur të biznesit, si Shpresa Joanidhi,  kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës, e ndërsa është administratore e Shpresa Al, bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin. Subjekti "SHPRESA" SHPK operon në fushën e ndërtimit, linjë transporti urbani, kateringu si dhe kompani që tregton sisteme kamerash, sisteme alarmi, sisteme aksesi, komunikim.

Gjithashtu edhe Paqsor Buzi, pronar dhe administrator i kompanisë  GPG Company. Kjo kompani është ndërtuesi i Bypass-it të Tepelenës si dhe segmentit nga stadiumi i vjetër tek stadiumi i ri në qytetin e Beratit. Kjo rrugë, siç ka raportuar më herët kjo Report Tv, është shembur duke u hapur një gropë e madhe në rrugë, për shkak të cilësisë së dobët.
 Emra të tjerë të arrestuar janë edhe Besnik Pelivanit, i cili është administrator i kompanisë së ndërtimit A.B.BE; Haxhi Sala pronar i kompanisë ?LEKSI SECURITY? dhe Astrit Lala, i cili po ashtu është ortak i kësaj kompanie.

Referuar të dhënave Leksi Security shtrin aktivitetin nga ruajtja e objekteve dhe institucioneve publike dhe private, te instalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve te pajisjeve te tjera te vëzhgimit, si dhe shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare.

Për mashtrimet me TVSH në pranga u vu edhe Fatmir Firi, administrator i kompanisë ARB & TRANS 2010. Kjo kompani është e regjistruar për eksportimin dhe importimin, tregtimi me shumicë e pakicë i mallrave industriale, bujqësore, blegtorale, automjete e pjesë këmbimi, pajisje elektroshtëpiake, kimikate dhe lënde të para, prodhime druri etj.