http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Nën përkujdesje intensive po vazhdojnë të qëndrojnë dy të plagosurit nga përleshja mes dy familjeve Rafuna dhe Mehmeti, që tronditi Prishtinën të enjten. Sipas mjekeve gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë.Pacientët i janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale, por gjendja e tyre është e rëndë.Ndërkaq sipas prokurorisë dy persona janë arrestuar më herët, ndërsa edhe një person i cili ka qenë i plagosur dhe ndodhet në urgjencë, dyshohet se ka kryer vepër penale e po mbahet nën mbikëqyrje.Pamjet e publikuara nga mediat kosovare tregojnë qartë momentin kur një person ka qëlluar me arme drejt një qytetari, i cili ndërroi jetë pak minuta më vonë.Sipas dëshmive të marra nga banorët, konflikti mes dy familjeve lidhet me një çështje pronësie.