Deputeti i Grupit të Pavarur Parlamentar, Ralf Gjoni ka thënë se ai beson se Reforma në Drejtësi do të funksionojë shumë mirë. Sipas tij SPAK dhe BKH duhet të fillojë me tu ngritur detyrën e tyre për vënien para drejtësisë të politikanëve që janë përfshirë në afera dhe shkelje.
Më pas Gjoni ka deklaruar se në vendin tonë ka politikanë që i shkelin syrin njeri tjetrit për të mos u hapur negociatat.
"OSBE nuk certifikon zgjedhje, por vëzhgon dhe raporton. Raporti miratoi atë të mëparshëm. Nuk ka nevojë për raport. Ne jemi në një krizë të thellë shtetërore, ndoshta që prej 1991 me të pa precedentën. Edhe njerëzit e punësuar të gjithë duan të ikin. Edhe ne si opozitarë të rinj e ndjejmë trysninë tek forca jonë parlamentare. Ne na nevojetet një ripërtëritje. Duhet të marrim masa drastike brenda 2020 pa pritur më shumë. Përfundim i Reformës në Drejtësi BKH dhe SPAK. Hapja e dosjeve politike që kanë abuzuar me asetet kombëtare. SPAK duhet të fillojë punën me shpejtësi për të evidentuar figurat politke. SPAK do të funksionoj. Jo vetëm Reforma në Drejtësi por do fillojnë të ndryshojnë shumë gjera me ndikimin e SHBA dhe BE. Hapja e negociatave do të jetë shumë e dhimbshme dhe skanimi të cdo pjese. Për këtë arsye politikanët historik plan prishës kanë punuar dhe do të vijojnë t'i shkelin syrin njëri tjetrit për të mos hapur negociatat. Nëse SPAK nuk ndëshkon zyrtarët që kanë abuzuar, kredibiliteti i SPAK dhe BKH dhe Reformës ka rënë përtokë. Këtë e dinë amerikanët dhe bajraktarët."