#rtvora
Shkolla pa ujë apo në gjendje të rrënuar, rënia e numrit të nxënësve dhe transporti në zonat e thella janë problematikat me të cilat po përballen shumë bashki në vend në prag të vitit të ri shkollor. Ndërkohë prindërit ankohen për radhët dhe çmimet e librave në shitje. Ata falas në shumë bashki do të shpërndahen ditën e parë të shkollës.
Godina në gjendje të amortizuar, rënia e numrit të nxënësve dhe siguria e mjeteve të transportit janë problematikat kryesore në qarkun e Dibrës në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.
"Kemi shkolla pa ujë të pijshëm, kemi shkolla me problematika në sistemin hidro-sanitar".
"Dihet gjendja e transportit, disponoj informacion që vetëm mjete nuk mund të konsiderohen."
"Është problem numri i nxënësve sepse janë në klasa të bashkuara."
Por ndërsa garantimi i kushteve në shkolla është detyrë e vendorëve, prindërit po përballen me vështirësi për tekstet.
Në shkollat e Lezhës, shpërndarja e librave nuk ka nisur edhe pse Ministria e Arsimit e njoftoi që më datë 2 shtator.
"Librat ishin aty, por kanë frikë mos i zhgarravisin fëmijët."
Në disa bashki është vendosur se tekstet falas për klasat nga e para tek e pesta do të shpërndahen ditën e parë të shkollës.
"Librat kanë thënë që do të merren kur të fillojë shkolla."
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/problemet-para-vitit-te-ri-shkollor-ne-rrethe
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz