Prokuroria: Nuk i moren shenjat e gishtërinjve Agim Kajmakut

2019-09-04 0

Prokuroria e Përgjithshme u ka kthyer përgjigje akuzave te Partisë Demokratike se po zvarrit hetimet për kryetarin e bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun. Në reagim zyrtar organi qendror i akuzës detajon të gjithë procedurën e ndjekur, duke sqaruar se Kajmakut nuk i janë marrë shenjat e gishtërinjve për shkak se postieri nuk i ka gjetur adresën e sakte, por janë përdorur ato qe ai ka dhënë për pajisjen me pasaportë biometrike.

?I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën?.

Partia Demokratike reagoi duke e quajtur këtë si një justifikim banal e të pabesueshëm.

?Një justifikim banal dhe padyshim i turpshëm, pasi askush nuk e beson se Posta nuk e ka gjetur dot zyrën e kryetarit të bashkisë në Vorë?.

Edi Rama duke u fshehur pas postierit të Vorës po bën gjithçka për të shpëtuar Jorgo Kajmakun duke refuzuar të japë shenjat e gishtërinjve të kandidatit të tij dhe duke përdorur prokurorinë, postierin e Vorës dhe duke heshtur përballë fakteve të publikuara nga PD?.

Partia Demokratike i pati kërkuar me herët prokurorisë që të përdorë të dhënat biometrike të Kajmakut pa qenë nevoja t?ia marrë sërish fizikisht, duke e akuzuar edhe në këtë rast se po përpiqej ta mbronte nga ligji i dekriminalizimit.

?Prokuroria s?ka nevoje t?ia marre shenjat e gishtërinjve Agim Kajmakut, sepse i ka ne sistemin biometrik?.

Opozita ka publikuar disa dokumente që sipas saj tregojnë se Agim Kajmaku, nën emrin Jorgo Toto, ka qenë i arrestuar në Greqi për përdorim të parave të falsifikuara. Vetë Kajmaku i ka mohuar akuzat, ndërsa organi i akuzës thotë se tani pret përgjigjen nga autoritetet greke. Prokuroria është akuzuar nga opozita edhe Valdrin Pjetrin, por edhe në këtë rast ajo thotë se po pret përgjigje zyrtare për dënimin e tij në Itali, nga autoritetet italiane.

Tv Klan