Shkarkimi i Janevës, Këshilli i Prokurorëve nuk deklasifikon raportin

2019-09-04 1

Këshilli i Prokurorëve Publik vlerëson se raporti në të cilin kërkohet shkarkimi i Katica Janevas nuk mund të deklasifikohet. Në përgjigjen dërguar Kuvendit, Këshilli vlerëson se Ligji i Procedurës Penale nuk mundëson mbledhje të hapur mbi çështje e cila ndodhet në procedurë hetimore. Alsat jo zyrtarisht mëson se pas shkarkimit të Janevës nga Kuvendi, Këshilli i Prokurorëve pritet t?i marr asaj edhe mandatin e prokurores.