#rtvora
Edhe pse iu nënshtruan testimit për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit këta aplikantë kanë gjetur në tezë, plot 100 pyetje që kanë të bëjnë me gjuhë letërsinë, gjeografinë, historinë, biologjinë dhe fizikën.
Kandidatët: "Ishin pyetje logjike, nga gjimnazi për letërsinë, matematikën, gjeografinë."
Mbi 2200 të rinj dhe të reja konkurruan në fazën e parë për 500 vende vakante në strukturën e Patrullës së Përgjithshme.
Testimi zhvillohet me dy faza ndërsa e para ka nisur në orën 07:30 të mëngjesit dhe aplikantët patën 2 orë kohë për të dhënë alternativat e sakta në tezën me 100 pyetje.
Për shkak të problematikave dhe akuzave për kopjim që shoqëruan provimin e vitit të kaluar, kësaj radhe masat e marra ishin tepër të forta dhe aplikantët u futën në sallën e provimit vetëm me laps, stilolaps dhe kartë identiteti duke lënë jashtë telefonat dhe çdo pajisje tjetër.
Korrigjimi i tezave do të bëhet nga komisioni në prani të 30 përfaqësuesve të konkurrentëve ndërsa rezultatet do të afishohen në Pallatin e Kongreseve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sot-testi-me-shkrim-mbi-2-mije-kandidate-në-garë-patrulle-te-pergjithshme
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz