#rtvora
Viti i ri shkollor në Kukës pritet të nisë me probleme në infrastruktuën e shkollave dhe sigurinë e transportit të nxënësve. Këto shqetësime kryesore u diskutuan në një takim mes drejtuesve të institucioneve për koordinimin e punës.
Siguria e transportit të nxënësve kryesisht në zonat rurale dhe të thella të qarkut të Kukësit mbetet shqetësimi kryesor i policisë për vitin e ri shkollor që nis më 16 shtator.
Kjo problematika më e theksuar është në Has e Tropojë, bashki me terren malor ku dimri është i vështirë.
Ndaj duke paralajmëruar kontrolle të rrepta, drejtori i Policisë së Kukësit u kërkoi kryebashkiakëve të tregojnë kujdes me licensimet e mjeteve.
Zef Laska: Transportin e nxënësve të mos e bëjë kush të zgjohet më herët në mëngjes dhe kush të zëjë radhën atje se do të na prodhojnë kosto të jashtëzakonshme.
Infrastruktura ndërkohë mbetet shqetësim për mësuesit. Shkolla 9-vjeçare "Avni Rustemi" dhe gjimnazi "Havzi Nela" në qytet, pritet ta fillojnë vitin e ri shkollor me probleme të theksuara.
Sipas drejtorit të Arsimit, të dyja institucionet kanë nevojë për rikonstruksion të plotë.
Skënder Ahmeti: Kemi probleme sidomos me gjimnazin "Havzi Nela", godina nuk garanton normalitet për zhvillimin e procesit mësimor.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/viti-i-ri-shkollor-transporti-i-nxenesve-dhe-infrastruktura-problem-kukesin
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz