TIRANË- Me 9 vota kundër dhe 4 vota pro, Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar kandidaturën e presidentit Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Deputetja e PS, Evis Kushi tha se në CV e Milos mungojnë dhënat për detyrën që ka mbajtur, gjatë kohës që ai ka kryer studimet, si dhe gjithashtu rezulton se ka qenë edhe kandidat për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së. Në këto rrethana, shtoi Kushi, është në konflikt interesi për këtë detyrë.
Por Milo tha se në CV, ai ka pasqyruar informacionet lidhur me punët që ka mbajtur gjatë 10 viteve të fundit, e ndërsa theksoi se nuk ka mbajtur asnjëherë qëndrim politik.
"Në punën time kam qenë model për të qenë bashkëpunues, për të mbështetur çdo qeveri. Nuk ka pasur asnjë qëndrim politik në punën time?, deklaroi Milo. Ky emër ishte propozuar nga Presidenti Ilir Meta pak muaj më parë si emri që duhet të zëvëndësonte Bujar Leskajn në krye të KLSH.
Ditën e djeshme, në Komisionet Parlamentare, u rrëzuan 5 dekretet e presidentit Meta, duke thelluar krizën institucionale në vend.