#rtvora
Turistët nga Kosova përbëjnë gjysmën e rreth 5 mijë vizitorëve në Vendvarrimin e Heroit Kombëtar në Lezhë, ndërsa gjeografia e tyre shtrihet nga Amerika deri në Zelandën e Re. Interes ka patur edhe për Kalanë e Lezhës, por rruga e vështirë i mban larg turistët.
Rreth 5 mijë turistë e kanë vizituar Memorialin e Vendvarrimin të Skënderbeut në Lezhë gjatë këtij sezoni turistik duke shënuar një rritje në krahasim me një vit më parë.
Në krye të listës qëndrojnë kosovarët, por gjeografia e vizitorëvë shtrihet në të gjithë botën.
Paulin Zefi: Numri më i madh vjen nga Republika e Kosovës, mbi 50% të vizitorëve. Vendin e parë e mban Polonia, të dytin Italia dhe Hungaria në vendin e tretë. Gjithashtu kemi turistë që vinë nga Zelanda e Re, Kili. Pjesa më e madhe e kanë vizituar memorialin në muajin gusht kur ka qenë dhe piku i sezonit turistik.
Të shumtë janë edhe ata që kërkojnë të vizitojnë kalanë e Lezhës në kodrën mbi qytet.
Por pengesë mbetet rruga e ngushtë, që pengon autobusët. Ndaj siç thotë përgjegjësi i Trashëgimisë pranë bashkisë Lezhë, shumë grupe turistësh ndryshojnë destinacion.
Paulin Zefi: Problemi është gjithmonë në vizitat e organizuara kur vinë shumë veta, me tre, katër autobusë. Ato e kanë të pamundur dhe nuk pranojnë të ngjiten drejt asaj rruge dhe nisen drejt Shkodrës, ose Krujës. Parapëlqejnë të udhëtojnë edhe një orë më larg sesa të vizitojnë kështjellën e Lezhës që është 2 km larg nga vendvarrimi.
Rritja e numrit të vizitorëve, ku bileta kushton 100 lek për fëmijët dhe 200 për të rriturit, ka shtuar të ardhurat që do të përdoren për mirëmbajtjen e memorialit të restauruar plotësisht vetëm pak muaj më parë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nga-europa-ne-ameriken-e-larget-5000-vizitore-skenderbeun
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz