“KQZ s’vendos dot date per zgjedhjet ne Shkoder”

2019-09-03 0

Një deklaratë e kreut të grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla se Komisioni Qëndro i Zgjedhjeve ka të gjithë autoritetin për të caktuar datën për mbajtjen e vendoreve të pjesshme në Bashkinë e Shkodrës ka sjellë reagimin në kampin opozitar.

Nënkryetari i demokratëve Edmond Spaho dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi e cilësojnë atë në shkelje të kushtetutës dhe se përmes një qëndrimi të tillë kryeministri po e çon vendin drejt diktaturës.

Opozita bojkotoi zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke i cilësuar ato antikushtetuese. Edhe 13 Tetori i dekretuar si një datë e re zgjedhjesh lokale nga Presidenti nuk solli asnjë ndryshim të situatës në të dy kampet politike. Palët u pozicionuan edhe më në ekstrem në qëndrimet e tyre. Opozita sytë për zgjidhjen e krizës politike tashmë i ka nga ndërkombëtarët.

Gjatë muajve të verës edhe kreu i shtetit apeloi disa herë për t?i ulur palët në tryezën e dialogut për kapërcimin e krizës, por këto përpjekje të Ilir metës rezultuan pa asnjë rezultat. Opozita thotë se do t?u kthehet protestave për të kërkuar largimin e qeverise.

Tv Klan