Kolaudimi monopol deri në 2020, qeveria shtyn afatin me “SGS” - News, Lajme - Vizion Plus

2019-09-03 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kompania ?SGS? Albania që ofron kolaudimin e automjeteve do të vijojë të këtë të drejtën ekskluzive të këtij shërbimi deri në fund të vitit 2020.Qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen e re me kompaninë për ta shtyrë këtë afat me një vit e katër muaj.Bazuar në kontratën aktuale, kjo marrëveshje me afat 10 vjecar skadoi këtë të martë, në datën 3 shtator.Minsitria e transportit nuk jep detaje mbi motivet e shtyrjes së kësaj kontrate e cila shpesh herë ka qënë në qëndër të sulmeve publike nga vetë mazhoranca aktuale, për shërbimin jo cilësor që ajo ka ofruar gjatë këtyre viteve.Lajmin për shtyrjen e afatit e bëri pak kohë më parë public ministrja e infrastrkturës Belinda Balluku, e cila tha se marrëveshja e re do të shoqërohet edhe me kushte të reja që do të duhet të plotësojë kompania.Me këtë afat të ri qeveria vendosi të vijojë monopolin e këtij shërbimi, ndonëse më parë ka deklaruar se do të liberalizonte tregun.Ky koncesion rezulton në listën e bizensve më fitimprurëse në vend, pasi koluadimi I automjeteve është një detyrim që duhet ta kryejë cilido që ka një makinë.Por pavarësisht fitimeve të qëndrueshme e në rritje vit pas viti, kompania ka patur problem me shërbimin ndaj qytetarëve të cilët janë detyruar shpoesh të qëndrojnë mnë rradhë të gjata për koaludimin.