Grupi hetimor ka rindërtuar mënyrën se si ish efektivi Santjago Malko u ekzekutua

2019-09-03 1

TIRANË- Nëpërmjet kqyrjes së kamerave të sigurisë në rrugën ?Xhanfize Keko?, grupi hetimor tashmë ka rindërtuar dinamikën e plotë si dhe mënyrën se si ish efektivi Santjago Malko u ekzekutua në mënyrë mafioze mbrëmjen e 27 Gushtit.

Burime pranë uniformave blu sqaruan për Report Tv se nga pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përgjatë zonës së Porcelanit, ku ndodhi edhe vrasja, ka rezultuar se teksa 26 vjeçari Malko ishte në lëvizje me mjetin e tij tip BMW X5, pas tij qëndronin edhe dy mjete të tjera, njëra tip ?Volkswagen Golf 6?, e ndërsa pas tyre në një distancë shumë të afërt mjeti tjetër tip ?Mercedes-Benz CLS?. Të dyja këto mjete të fundit, e me ngjyrë e zezë dyshohet të jenë mjete me të cilat kanë lëvizur atentatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre.