#rtvora
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta po zhvillon mbledhjen e radhës.
Burimet bëjnë të ditur se Komisionit Hetimor Parlamentar do të thërrasë në seancë dëgjimore Presidentin Meta në datën 6 shtator.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se gjatë muajit korrik dhe gusht i kanë kërkuar informacion 7 institucioneve për objektin e hetimit.
Ulsi Manja: Komisioni i posaçëm hetimor bazuar në ligjin për komisionet hetimore u është drejtuar gjatë muajve të verës, në periudhën korrik dhe gusht disa institucioneve shtetërore u është kërkuar dokumentacioni i duhur në lidhje me objektin e hetimit.
U jemi drejtuar me shkresë për të sjellë në sekretarin e komisionit dokumentacionin e duhur qendrës së botimeve zyrtare, drejtorisë së policisë së shtetit, presidencës, Ama, kolegjit zgjedhor pranë gjykatës së aplit, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Deputeti i opozitës, Alban Zeneli kërkoi që komisioni të shtyhej deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe marrjes së opinionit të Venecias, kjo u kundërshtua nga kryetari i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja.
Alban Zeneli: Të gjitha shqiptarët janë dakord që të hetohet çdo institucion apo drejtues institucioni. Rasti i këtij komisioni hetimor, është rasti i parë që ndodh. Ka edhe një specifikë të veçantë, çdo raport që del nga ky komision është i detyrueshëm të shkojë në parlament dhe është i detyrueshëm që votimi që merr parlamenti në mënyrë specifike duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi në rastin kur Gjykata Kushtetuese nuk është formuar. Për shkak të kësaj dhe për shkak se ne i kemi bërë një kërkesë Komisionit të Venecias që ata të japin një opinion paraprak dhe final. Unë do ti kërkoja këtij komisioni që mos ta lënë në boshllëk institucional, por pa u formuar Gjykata Kushtetuese dhe përpara se të merret edhe opinioni i Komisionit të Venecias në këtë komision ta shtyjmë dhe të merremi me hetimin tonë si komision, paralel me gjithë këto kohë që do kemi në dispozicion. Është më e pranueshmja që ne ti kërkojmë kuvendit që shtyrja minimale, brenda gjithë kohës që institucioni i Gjykatës Kushtetuese të formohet dhe komisioni i Venecias të sjellë informacionin paraprak dhe final të marrim kohën e duhur që të jetë një vendim jo politik.
Ulsi Manja: Unë e kam bërë të ditur edhe në mbledhjen e parë që procedura e shkarkimit është një marrëdhënie mes parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Ky komision hetimor në zbatim të rregullores është ngritur mbi bazën e vendimit 84 të vitit 2019 dhe do të duhet ta përfundojë veprimtarin në 9 tetor 2019.
E rëndësishme është që ky proces do të duhet të përmbyllë parlamenti në mënyrë objektive dhe mua më duket që e gjithë veprimtaria e komisionit hetimor në thelb ka trajtimin e kësaj kërkese. Do të përmbyllë fazën e parë, atë çka i takon Kuvendit.
Faza e dytë është ajo e Gjykatës Kushtetuese. Ngritja dhe bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese nuk na pengon kuvendin që të përmbyllë këtë detyrë që i ka ngarkuar Kuvendi.
Për më shumë lexo...