RTV Ora - Balliu: Rama mbron me kodin Omerta Agim Kajmakun

2019-09-03 0

#rtvora
Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu akuzon kryeministrin Edi Rama se po mbron kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Në një dalje për mediat nga selia blu, Balliu tha se Rilindja e mbron me kodin Omerta të mafias Agim Kajmakun.

Balliu: Agim Kajmaku është vetë Edi Rama. Edi Rama është fytyra e krimit në qeveri vetëm se në raste të ndryshme ndërron emrin dhe bëhet Elvis Rroshi, Vangjush Dako, Armando Prenga, Arben Ndoka, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Damian Gjiknuri, Dionis Imeri, Pjerin Ndreu, Jurgis Çyrbja, Astrit Avdylaj, Ilir Ndrazhi, Elton Arbana apo Valdrin Pjetri e me rradhë një listë e gjatë emrash që sot duhet të ishin në burg.

Me heshtjen e tij, Edi Rama provoi se është ai mbrojtësi i Agim Kajmakut, me kandidimin e të cilit provoi edhe njëherë se është i lidhur pazgjidhshmërisht me krimin.

Omerta edhe nga Katicat e Ramës në prokurori , që njësoj si shefi i tyre në qeveri mbrojnë me ?heshtjen? e institucionit të tyre të kërkuarin në Greqi.

Megjithëse provat tashmë i ka në dritë të diellit, Arta Marku e përfshirë nga ethet e konfirmimit, kërkon nga PD të dhënat që i ka në sistem.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balliu-rama-mbron-me-kodin-omerta-agim-kajmakun

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange