http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fermeret e juglindjes i rikthehen tregut te shumices ne qytetin e Korces, por bashkia ka vendosur orar, nga 00.00 deri me 08.00, orar i cili nuk u ka pelqyer fermereve.Ata pretendojne qe bashkia ti lejonte te pakten deri ne oren 10.00, kjo edhe per faktin sepse Korca shoqerohet me dimer te zgjatur dhe temperatura te uleta, cka nuk i lejon per te ardhur ne kete treg ne oraret e caktuara.Fermeret gjithashtu kundershtojne pajisjen me nipt tregtimi, per prodhimet e tyre sezonale bujqesore.Nga ana tjeter drejtori i tregut te shumices Albert Zguri duke bere te ditur orarin, thote se nje gje e tille eshte vendosur ne bashkepunim me kryetarin e bashkise, ndersa ka bere me dije se nga neser do te lejohen per te tregtuar ne kete treg vetem ata fermere qe jane te pajisur me nipt fermeri.Nje dite me pare me shume se 200 fermere nuk jane lejuar te shesin tek tregu i shumices me arsyetimin se ne kete treg duhet te shesin vetem ata persona te cilet jane te pajisur me niptin e tregtarit.Bashkia duket se eshte terhequr 24 ore me vone por me kushte te reja.