VLORË- Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njëherazi koordinator politik i PS për jugun ka mbledhur ditën e sotme koordinatorët politikë të jugut. Në mbledhje do të jenë pjesë strukturat e PS në këtë qark, deputetë, kryetarë bashkie të rajonit të jugut.
Mbledhja po mbahet në ambientet e pallatit të kulturës në Vlorë.Kreu i Kuvendit është koordinator politik për rajonin e jugut për Partinë Socialiste. Ai mbulon qarqet e Fierit, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.