#rtvora
Më shumë se 2 mijë kandidatë për patrullë të përgjithshme do ti nënshtrohen fazës së parë të testimit në datën 4 shtator në pallatin e kongreseve në Tiranë. Drejtori i Kolegjit Policor, Ylli Vasili tha se gjatë testimit do të ndalohen celularët dhe do të ketë monitorim me kamera. Korrigjimi i tezave do të bëhet në prani të një përfaqësie me 30 kandidatë ndërsa çdo pjesëmarrës ka të drejtë apelimi në secilën fazë.
Drejtoria e përgjithshme e policisë njoftoi fillimin e fazës së testimit për pranimet e kandidatëve për patrullë të përgjithshme. Drejtori i Kolegjit Policor, Drejtues Ylli Vasili sqaroi se testimi do të zhvillohet Brenda ditës.
Vasili: Më datë 4 shtator, në Pallatin e Kongreseve, 2 120 aplikantë do të marrin pjesë në testimin me shkrim. Testimi do të zhvillohet në dy faza, brenda ditës. Në fazën e parë do të marrin pjesë aplikantët e qarqeve Tiranë, Berat, Durrës e Fier, të cilët duhet të jenë prezent në Pallatin e Kongreseve, në orën 07:30 të mëngjesit. Në fazën e dytë do të marrin pjesë aplikantët e qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës, Dibër, të cilët duhet të jenë prezent në orën 12:00, në Pallatin e Kongreseve.
Vasili shpjegoi edhe rregulloren që do të zbatohet gjatë fazës së testimit.
Vasili: Aplikantët, në momentin që futen në sallën e konkurrimit nuk duhet të kenë me vete celular dhe u ndalohet komunikimi me njëri-tjetrin gjatë zhvillimit të testimit. Për të eliminuar çdo abuzim sado të vogël, të dyja fazat e testimit do monitorohen me kamera.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/me-4-shtator-testi-me-shkrim-patrulle-te-pergjithshme
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz