TIRANE - Një operacion i policisë ndjekur nga hetimet disa mujore të Prokurorisë së Tiranës ka nxjerrë në dritë se si një lokal mjaft i njohur në zonën e ish-bllokut në kryeqytet në rrugë "Vaso Pasha", ishte kthyer në ambient të përdorimit të kokainës nga ana e klientëve. Sipas hetimeve të kryera nga policia dhe prokuroria, skemën e drejtonte pronari i lokalit 'de Charme', por për të mos rënë në sy, kontaktet me klientët ja linte në dorë kamerierëve dhe banakierëve që punonin në clubin e natës. Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht, se pronari i arrestuar është Orial Peçi, 38 vjeç.
Bashkë me të, në pranga ranë edhe tre persona të tjerë: Administratori i lokalit, Arbër Alkurtaj 22 vjeç, kamerieri Albi Llangozi dhe një klient të cilët ju gjet një thikë dhe 6 fishekë. Në gjendje të lirë po hetohen edhe tre persona të tjerë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mbajtjen pa leje të armëve shpërthyese dhe i municionit. Veç të arrestuarve, në këtë operacion të koduar "Blloku", u shoqëruan edhe mjaft persona të pranishëm në lokal, mes të cilëve ishte edhe Dj i njohur, Vin Veli, momentin e shoqërimit të të cilit Shqiptarja.com e shfaqi ekskluzivisht edhe me pamje. Ai u lirua pasi dha dëshminë në Policinë e Tiranës për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërhyrja në clubin e natës 'de Charme' u bë rreth orës 04.00 - 04.30 të mëngjesit të së shtunës. Ka qenë gjithçka e befasishme. Efektivët e seksionit të Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e kryeqytetit, bënë kontroll të befasishëm në lokal me leje nga Gjykata e Tiranës. Si rezultat i operacionit, u bë e mundur të arrestohen në flagrancë pronari dhe të përfshirët e tjerë në këtë aktivitet kriminal të tregtimit të lëndës narkotike, kokainë.
Pronari i lokalit Orial Peçi dhe administratori i lokalit, Arbër Alukratj, akuzohen për veprat penale ?Përshtatja e lokalit për përdorim droge? dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve? kryer në bashkëpunim. Kamerieri i 'de Charme' Albi Llangozi 30 vjeç akuzohet për veprën penale 'prodhimi dhe shitja e narkotikëve'. Klienti i lokalit, 31-vjeçari me inicialet E.H, akuzohet për Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta?.