http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, në lidhje me konfliktin në Levan të Fierit ku mbetën të plagosur tre persona.Sipas policisë është arrestuar personi që plagosi me armën e punonjësit të Policisë një shtetas në urgjencën e Spitalit Fier.Gjithashtu në kuadër të ngjarjes së ndodhur në Spitalin e Fierit janë vënë në pranga D.B, 21 vjeç; G.B., 22 vjeç, .Zh., 51 vjeç, E. K., 32 vjeç dhe A. Zh., 22 vjeç.Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.Nga veprimet e para hetimore rezulton se konflikti ka nisur për motive banale në një lokal. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i një arme gjahu, dy mjeteve prerës dhe tre automjeteve.