#rtvora
Turistët italianë që mbërrijnë me tragetet e linjës në Sarandë kanë anuluar rezervimet. Shkak për këtë sipas kryetarit të shoqatës së operatorëve turistikë, Arben Cipa është bërë sorollatja e tyre nga Vlora drejt Sarandës, pasi pushuesit mbërrijnë fillimisht në Vlorë e më tej shoqërohen me autobus drejt Sarandës.
Rreth 50% e rezervimeve në Sarandë nga turistët italian janë anuluar. Sipas kryetarit të shoqatës së operatorëve turistikë, Arben Çipa, shkak për këtë janë bërë tragetet e kompanive italiane të cila u premtojnë turistëve se do ti çojnë ne Sarandë, por përfundojnë duke i sjellë me autobusë nga Vlora drejt Sarandës.
Arben Çipa: Ky traget nuk mbërrin më në Sarandë, por mbërrin në Vlorë. Është anije që i dedikohet linjës dhe turistët e Sarandës janë të detyruar të zbresin në Vlorë dhe me transporte të kompanisë të mbërrijnë në Sarandë. Kjo është diçka e lodhshme.
Arben Cipa bën apel për një zgjidhje sa më të shpejtë në mënyre që Saranda të mos ketë të njëjtat pasoja edhe vitin tjetër.
Arben Çipa: Autoritetet apo subjektet private duhet të gjejnë një zgjidhje për këto grupe të cilët nuk kanë prekur Sarandën direkt. Urojmë që ky problem të mbyllet këtë vit.
Turistët italianë përbëjnë pjesën dërrmuese të të huajve në Sarandë, dhe mungesa e tyre sjell kosto të mëdha në restorante dhe apartamentet me qira ku italianët shpenzojnë më tepër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/italianet-anulojne-rezervimet-ne-sarande
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz