Report TV - Sherri në Fier/ Mjekët: Dy të plagosur në reanimacion, tre të tjerë jashtë rrezikut

2019-09-02 2

Një ditë pas sherrit ku u përfshinë dy familjet Zhapa dhe Braçe, mjekët kanë dalë në një konferencë për mediat, ku kanë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të plagosurve. Nëndrejtori teknik Ramadan Çepele dhe mjeku animator Kliton Gjerazi, kanë deklaruar se mbërritur në spital kanë mbërritur 5 persona, nga ku 2 janë në reanimacion dhe tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

"5 persona, 2 në reanimacion dhe 3 të tjerët jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, kishte një plagë në bark. Pacienti tjetër kishte një plagë shpuese, por nuk ishte e nevojshme për ndërhyrje kirurgjikale, se s'kishte hyrë në organet e trupi. Personi i plagosur me armë zjarri kishte dy plagë, një një shpatull dhe në kyç, pa qenë plumbi brenda. Dy të tjerët të rrahur, me trauma sipërfaqësore, nuk rezultojnë me hemoragji të brendshme", thanë mjekët.