#rtvora
Sherri në Fier ku u plagosën pesë persona nisi mes dy familjeve në Levan, familjes Zhapa dhe Braçe. Më pas konflikti vazhdoi edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit, ku një prej autorëve i mori armën efektivit të patrullës dhe qëlloi mbi një person.
Policia sqaron se gjithsej janë plagosur 5 persona, dy me sende të forta, dy me mjete prerës, ndërsa njëri me armë zjarri.
Gentian Zhapa dhe Aldi Zhapa janë plagosur me sende të forta dhe janë në pavionin e kirurgjisë. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë me mjete prerëse janë Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj.
Po ashtu nga ky konflikt ka mbetur i plagosur edhe Aleksandër Zhapa (babai i Gentian Zhapës). Aleksandër Zhapa u plagos në ambientet e brendshme të spitalit Rajonal të Fierit, ku njëri prej autorëve i ka marrë armën nga brezi një efektivi të patrullës dhe ka qëlluar mbi Aleksandër Zhapën duke e lënë të plagosur.
Të plagosurit me sende të forta
Gentjan Zhapa
Aldi Zhapa
Të plagosur me thikë
Klajdi Lamaj
Erlind Muçaj
I plagosur me armë zjarri
Aleksander Zhapaj
Ky i fundit u plagos me armë zjarr nga, një prej shoqërueseve të të dëmtuarve i cili i ka marrë armën e zjarrit nga brezi punonjësit të policisë dhe ka qëlluar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pese-te-plagosur-nga-sherri-mes-dy-familjeve-ne-levan-si-iu-mor-arma-policit-nga-brezi
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz