Report TV - Bllokohen 27 ton mish pule nga Brazili dhe produkte pa licencë, etiketë dhe të skaduara

2019-08-31 3

Skandalet me produktet ushqimore që konsumojnë qytetarët po i bëjnë gjithnjë e më të pasigurta gjithcka që ne po hamë. Ndërsa më herët u bllokua miell me minj të ngordhur dhe parazitë, këtë herë vëmendja kthehet tek nënproduktet e mishit dhe salcat e ndryshme. Kështu kompania e përpunimit të mishit, sallameri TONA ALB në qytetin e Korcës është gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pasi u kap me shkelje të sigurisë së ushqimore ndërsa edhe aktivitetin ajo e vijonte pa licencën përkatëse.

Gjatë kontrollit në subjektin "TONA-ALB? në qytetin e Korçës u konstatuan produkte si erëza të skaduara, produkte të pa pajisura me etiketa të panotifikuara nga ana e AKU-së si salcë 163 kg, mustardë 400 kg, kokteil 13 kg. Etiketimi dhe përshkrimi në të është garancia me të cilin qytetarët blejnë produktet e ndryshme ushqimore, por edhe në këtë pikë kompania Tona ka shkelur ligjin ku sipas AKU, të dhënat në etiketë nuk përkonin me përshkrimin e produktit në kartën teknologjike dhe mbi të gjitha ai vijonte aktivitetin pa licencë përkatëse, ndonëse kishte aplikuar.Për këtë ai është gjobitur 1,000,000 lekë mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti, 500,000 lekë tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi, 200,000 lekë veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit, 100,000 lekë mungesë e sistemit të gjurmeshmërisë, 100,000 lekë etiketim në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë bëhet e ditur se janë bllokuar edhe 66 kg produkte të konstatuara të pasigurta për konsum me qëllim asgjësimin e tyre dhe 576 kg produkte të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform ligjit.