Nuk pati dakordësi për kandidatin për kryeministër
Ka dështuar përfundimisht koalicioni parazgjedhor ndërmjet LDK-së dhe LVV-së.
Këto dy parti nuk u pajtuan rreth postit të kryeministrit dhe do të garojnë të vetme në zgjedhjet e 6 Tetorit.
E vetme në këto zgjedhje do të garojë edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Vetëm katër koalicione parazgjedhore kanë aplikuar për t?u certifikuar këtu në KQZ deri në mesnatë kur ishte edhe afati i fundit për aplikim.
Të parët që aplikuan si koalicion parazgjedhor ishte koalicioni Vakat, i përbërë nga tri parti të komuniteti boshnjak.
Gjithashtu edhe koalicionet AAK-PSD dhe Nisma e AKR-PD kanë aplikuar për certifikim në KQZ pas marrëveshjeve të tyre paraprake për koalicion parazgjedhor.
Koalicioni i serbëve Sloboda që aplikoi i fundit për certifikim në KQZ tha se do të sfidojnë Listën Serbe dhe do të punojnë për serbët lokalë në bashkëpunim me institucionet e Kosovës.
Nenad Rashiq- Koalicioni Sloboda: Jemi absolutisht në favor të fuqizimit të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.
Ndërsa afati i fundit për regjistrim dhe certifikim të subjekteve politike për zgjedhjet e parakohshme të 6 Tetorit është data 6 Shtator i këtij viti.
Tv Klan