Report TV - Ekskluzive/ Zbardhen përgjimet, bosi i urbanëve urdhër djalit: Digj dokumentet!

2019-08-30 1

Një informacion i përcjellë nga shtypshkronja e letrave me vlerë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka shërbyer si indicie, për nisjen e një hetimi në prokurorinë e kryeqytetit, hetim ky që do të çonte në zbardhjen e një skandali me falsifikimin e biletave të autobuzëve urban dhe ?Fshehjen e të ardhurave financiarie?. Hetimi ka çuar në pranga biznesmenët Ferdinand Ibrahimi, djalin e këtij të fundit Anastas Ibrahimi, të cilit ju sekuestruar në një valixhe brenda një automjeti luksoz tip ?Maserati?, sasia prej 105 mijë biletash, Fatos Vrapi, gruaja e tij Albana Vrapi, menaxheri i kompanisë ?Alba Trans? Aldi Duka, Erisa Vora dhe Klodiana Qato. Të gjithë këta persona pritet që sot të dalin para gjykatës për t?u njohur me masën e sigurisë ?arrest me burg? që do kërkojë prokuroria e Tiranës. Ndërkohë gazeta ka mundur të zbardhë të plotë dinamikën e këtij krimi, mënyrën e kapjes së 105 mijë biletave dhe rëfimet eksluzive të personave protagonist në këtë krim.

Një bisedë e bërë në telefon mes Ferdinand Ibrahimit dhe djalit të tij Anastasit duke e udhëzuar që të digjte disa dokumenta, ka shërbyer si indicia kryesore për të rënë në gjurmët e stokut me 105 mijë biletave të falsifikuara. Kjo bisedë është bërë pikërisht në momentin kur policia kishte rrethuar shtëpinë e Ferdinand Ibrahimit, duke i kërkuar këtij të fundit të shkonte me ta në polici. Por biseda është përgjuar dhe më pas policia ka ndaluar djalin e Ferdinandit, Anastasin, duke i kapur në makinën luksoze një valixhe blu të mbushur plot me bileta false. ?Shqiptarja.com? mëson se informacioni nga shtypshkronja tek Tatimet është përcjellë në datën 9 gusht 2019 dhe tregonte se prej disa kohësh ishin ngritur dyshime të forta që operatorët e përdorimit të linjave urbane përdornin bileta, të cilat nuk printoheshin nga kjo shtypshkronjë.