Report TV - E vetme dhe duke qarë, efektivi i rrugores në Tiranë çon vajzën e humbur pranë nënës

2019-08-29 0

TIRANE - Një efektiv i policisë rrugore në Tiranë ka sjellë lot gëzimi tek një nënë e cila kishte kallëzuar të humbur vajzën e saj të vogël. Punonjësi i Policisë Rrugore, ishte duke kryer shërbimin në aksion e Zogut të Zi në drejtim të Laprakës, kur ka vënë re një vajzë të vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante.

Punonjësi i Policisë Rrugore e ka marrë vajzën 6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Numër 3 në Tiranë. Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun e rrugores se mamaja e vajzës dhe babai sapo kishin bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares.Vogëlushja është transportuar me makinën e policisë dhe i është bashkuar prindërve të saj, të cilët kanë falënderuar policinë për gjetjen e saj.

Free Traffic Exchange