Pushteti kërkon që lëndët e speciales të mos lihen pa epilog kurse opozita kërkon që në krye të prokurorisë së re për krim të organizuar dhe korrupsion të nivelit të lartë të vendoset kudër i përzgjedhur prej tyre. Edhe kur kanë mbetur pak ditë për debat dhe negociata mbi ligjin e prokurorisë, palët nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre. Opozita do të dorëzojë në formë amendamentesh vërejtjet në Komisionin për çështje evropiane.