Report TV -95 vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, rikonstruktohet shkolla që mban emrin e tij

2019-08-28 0

95-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, simbolit të rezistencës kundër komunizmit, e gjen shkollën 9-vjeçare në Tiranë, që mban emrin e tij, duke u bërë gati për të mikpritur nxënësit për vitin e ri shkollor. Bashkia e Tiranës po kryen rikonstruksionin e saj, i cili përfshin mjediset e brendshme, nyjet sanitare dhe ndriçimin. Punimet u inspektuan nga nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti, e cila gjithashtu mori pjesë edhe në një koncert të përgatitur nga nxënësit dhe stafi i shkollës për 95-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit, i cili konsiderohet si pasuri kulturore e njerëzore e vendit tonë.

?Sot është 95-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit, një figurë e shquar e popullit shqiptar për sakrificën e madhe gjatë regjimit komunist, dhe mënyra më e mirë për ta kujtuar është ardhja në këtë shkollë, në një institucion të dijes, e cila është një nga shkollat më të mira të Bashkisë së Tiranës dhe jemi krenarë që mban emrin e At Zef Pllumbit?, tha nënkryetarja Anisa Ruseti.

Free Traffic Exchange