RTV Ora - PD denoncon tenderat që Rama i ka dhënë kryebashkiakut Kajmaku

2019-08-28 0

#rtvora

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se e veshi me pushtet kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, i dënuar në Greqi sipas saj, sepse ndan lekët me të.

Ish-deputetja, Albana Vokshi, në një dalje për mediat tha se për periudhën 2014-2019, Kajmaku ka përfituar 2.6 milion euro nga buxheti i shtetit.

Vokshi: Ne e zbuluam atë sipas parimit ?ndiq paratë?. Edi Rama dhe Jorgo Toto i Bashkisë së Vorës ndajnë bashkë miliona euro. Paratë janë mburoja e Jorgo Kajmakut nga drejtësia greke dhe drejtësia shqiptare.

Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve ?Kajmaku shpk? ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, të marrë me tendera duke qenë, në pjesën më të madhe të tyre, i vetëm në garë.

Agim Kajmaku i Vorës, i arrestuar dhe akoma në kërkim në Greqi është klient pothuajse ekskluziv i Bashkisë së Tiranës dhe i Bashkisë së Durrësit. Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos që bënte biznes me para të fallsifikuara rreth 440 mijë euro, ndërsa Vangjush Dako i ka dhënë rreth 580 mijë euro.

Vetëm në 2 muaj, Maj ? Qershor, para votimeve moniste të datës 30, Edi Rama e ka paguar kriminelin e tij të Vorës me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-denoncon-tenderat-qe-rama-i-ka-dhene-kryebashkiakut-kajmaku

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz