PD: Rama i dha Kajmakut 2.6 mln euro ne tendera pa gare

2019-08-28 4

Kryeministri shpërbleu kryebashkiakun e Vorës?

?Pse hesht Edi Rama??

Partia Demokatike akuzon kryeministrin Edi Rama se po mbron kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, të cilin e akuzon se nuk ka deklaruar arrestimin e tij në Greqi në vitin 2003 me para të falsifikuara dhe se i është fshehur drejtësisë për të këtë çështje. Sipas demokratëve, shkak për këtë sjellje të kreut të mazhorancës janë lidhjet e biznesit pasi kompania ?Kajmaku sh.p.k.? ka marrë nga qeveria e Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, pothuajse pa garë.

?Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos që bënte biznes me para të fallsifikuara rreth 440 mijë euro, ndërsa Vangjush Dako i ka dhënë rreth 580 mijë euro. Vetëm në 2 muaj, Maj ? Qershor, para votimeve moniste të datës 30, Edi Rama e ka paguar kriminelin e tij të Vorës me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit?, thotë Vokshi.

Demokratët flasin edhe për një tjetër tender të cilin e konsiderojnë skandal.

?Krimineli i Ramës është paguar me rreth 400 mijë euro për të gjelbëruar rrethrrotullimin e Shkozës dhe rrugën e Surrelit, që të çon në sarajet e Edi Ramës. Kushdo që kalon në këtë rrugë, mund të shohë vetë më sy se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro gjelbërim, jo më 400 mijë. Sipas denoncimeve të medias, Jorgo Toto është shpërblyer me këtë tender për punën private që ka bërë në vilën e Surrelit të Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë të tjera?.

Demokratët kërkojnë largimin e kryebashkiakut të Vorës teksa këmbëngulin e Kajamaku është i njëjti person, që me identitetin Jorgo Toto u arrestua në Greqi 16 vjet më parë. Vetë Kajmaku i ka mohuar akuzat duke u shprehur se nuk ka çështje të hapur në shtetin grek.

Tv Klan

Easy Viral Banner Traffic