Prokuroria “shpëton” Zaev, nuk ka prova për përfshirjen e tij - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-28 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Prokurorja Vilma Ruskovska ka mohuar përfshirjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe politikanëve të tjerë në rastin ?Zhvatja? sipas dëshmisë së biznesmenit Orce Kamcev. Duke folur për mediat, Ruskovska sqaroi se emri i kreut të ekzekutivit është përmendur vetëm një herë në dëshmi.?Të gjitha informacionet e  publikuara në lidhje me përfshirjen e politikanëve dhe Zaevit në këtë rast janë dezinformata të mediave të caktuara. Zoran Zaev është përmendur vetëm një herë në dëshminë e Orce Kamcevit, edhe atë vetëm kur biznesmeni thotë se e ka denoncuar zhvatjen tek kryeministri. Asnjë politikan tjetër nuk është përmendur?.Ruskovska thotë se ajo ende nuk ka informacione se si ka dalë një pjesë e procesverbalit nga dëshmia e Kamcevit dhe se ende vijojnë hetimet për këtë çështje.Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev ka reaguar duke thënë se ndjen keqardhje që mediat bien pre e situatave të tilla aspak të denja.?Më vjen shumë keq që emri im dhe i kolegëve të mi është përmendur në media në një mënyrë të tillë, keqinformimi është një sjellje e shëmtuar që patjetër do të merret në llogari nga autoritetet përkatëse. Sa i takon rastit ?Zhvatja? nuk dua të dal në përfundime pasi kjo nuk është detyra ime, jam I sigurt që institucionet përgjegjëse do të vendosin përpara drejtësisë të gjithë fajtorët.?Këshilli i prokurorëve në Maqedoninë e Veriut po shqyrton rastin e shkarkimit të prokurores speciale Katica Janeva për sjellje joprofesionale dhe të pamatur. Vendimi pritet të merret këtë të enjte, më pas propozimi dërgohet në parlament për miratim.Rasti Zhvatja ka ne qendër biznesmenin e njohur Orce Kamcev, qe besohet se ka paguar 1.5 milionë euro tek dy persona te tjerë si dhe tek ish-prokurorja special Katica Janeva, ne këmbim te heqjes se akuzave ndaj tij.