Vendi ku u gjet e djegur makina e atentatorëve të Santjago Malkos

2019-08-27 0

Një ish-oficer policie ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Viktima është Santjago Malko 26 vjeç, me origjinë nga Lushnja dhe banues në Tiranë. Ish-polici u gjet i vrarë brenda një makine tip "BMW X5" në rrugën "Xhanfize Keko" në zonën e Porcelanit. Kanë qenë kalimtarët të cilët sinjalizuan policinë, për një person të qëlluar me armë brenda automjetit. Pasi uniformat blu shkuan në vendngjarje, konstatuan se 26-vjeçari Santjago Malko kishte humbur jetën. Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë janë të paqarta. Forcat policore kanë ngritur postblloqe të shumta për të bërë të mundur ndalimin e autorit/ëve. Paraprakisht, mësohet se ka qenë më shumë se një person dhe dyshohet të jenë arratisur drejt fshatit Ferraj, ku dhe u gjet një makinë e djegur tip Mercedes-Benz.