TIRANË- Punimet në rrugën e Elbasanit do të përfundojnë brenda 15-shtatorit. Rruga ?Kadri Kërçiku? në Njësinë 2 dhe dy degëzimet e saj, po shtrohen me asfalt, trotuare dhe ndriçim LED, kanalizime të ujërave të zeza dhe ujërave të bardha, sistemimi i linjave të internet-telefonisë, krahasuar me rrugën me gropa e pa ndriçim të disa kohëve më parë. Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit punimeve, në mënyrë që stina e shirave ta gjejë rrugën të përfunduar. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet dhe tha se është një premtim i mbajtur për banorët e lagjes.
?Vërtet është gusht, vapë, por kam qenë këtu në fushatë dhe kemi premtuar se Rr. ?Kadri Kërçiku? do të bëhej këtë vit, ndaj nuk ka shans të mos bëhet këtë vit. Është një lagje e ndërmjetme, midis Rrugës së Elbasanit, që është një aks kryesor, dhe ?Qytetit Studenti?. Duke ndërhyrë në të gjitha hapësirat rreth ?Qytetit Studenti?, bëhemi gati për masterplanin, që banorët të mos ndihen si të mbetur pasdore, kur qeveria dhe bashkia të fokusohet tek ?Qyteti Studenti??, tha Veliaj.