Report TV -Basha paralajmëron protesta pas takimit me ndërkombëtarët Jemi shumicë

2019-08-27 0

TIRANË- "Jemi në komunikime intensive me ndërkombëtarët", kjo ka qenë deklarata e kreu të opozitës Lulzim Basha pas takimit me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën Katja Leikert dhe me ambasadorin austriak Johan Sattler.

Pas këtij takimi në një prononcim për mediat kreu i Partisë Demokratik është ndalur tek akuzat kundrejt kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i cili është bërë prej disa ditësh shenjestër e PD. Këta të fundit e akuzojnë Kjamakun për një dënim në Greqi, ndërsa vetë Basha ka kërkuar që të reagojë Prokuroria e Përgjithshme dhe Kryeministri Rama.

Ndër të tjera Basha ka folur edhe për zgjedhje ku sipas pretendimeve të tij do të kryhen pa Ramën kryeministër. Ai kërkon një qeveri tranzitore dhe zgjedhje Parlamentare e Lokale në të njejtën ditë.