Apeli i nenes per te birin qe po lufton me jeten

2019-08-27 0

Kjo është Suzana Mehmeti, nëna e një 42-vjeçari që po lufton me jetën në spitalin Onkologjik. Në muajin shtator, Ermiri, i biri, pritet që të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale pasi i janë diagnostikuar qeliza kancerogjene në stomak.

Aktualisht operacionet janë reduktuar për arsye edhe të temperaturave të larta, por edhe sepse një pjesë e mirë e stafit mjekësor është me leje. Ndërkohë që qytetarët përballen me shumë vështirësi. 71-vjeçarja kërkon vetëm që i biri të qëndorjë në spital.

Ajo sot nuk po i qëndronte në kokë të birit, por priste që të dilte Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ndodhej për një inspektim në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Por nuk mundi ta takonte pasi ministrja doli me shpejtësi nga hyrja tjetër pa i dhënë mundësi që e moshuara t?i tregonte hallin e saj.

Ajo kërkon e përlotur që i biri të mos vuajë.

Klan Plus