#rtvora
Gjermanët vijojnë takimet për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Takimi i radhës sot është ajo e nënkryetares së grupit parlamentar CDU/CSU per Europë, Katja Leikert me kryetarin e PD-së Lulzim Basha që u mbajt në selinë e PD-së paraditen e sotme.
Por ndërsa gjermanët vijojnë negociatat opozita shprehet e vendosur se nuk ka rrugë tjetër për zgjidhjen e krizës vetëm ajo e qeverisë tranzitore, zgjedhjeve të parakohshme qendrore dhe lokale në të njëjtën ditë.
Lulzim Basha: "Rasti i Agim Kajmakut është një provë më shumë, sepse mali i provave tashmë është bërë sa Mali i Dajtit që zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet vendore. PD çdo ditë është në komunikim me faktorin ndërkombëtar, pjesë e këtij komunikimi ishte dhe takimi i sotëm me kryetaren e grupit parlamentar me nënkryetaren e CDU/CSU , komunikim i cili vazhdon intensivisht në mënyrë të përditshme dhe do të vijojë në ditët dhe javët në vijim. Opozita është e vendosur në qëllimin që i ka vënë vetes: Ti shërbejë interesit të qytetarëve, dhe jo zgjidhjeve artificiale për hir të karrigeve tona. Zgjidhja duhet të vijë përmes atyre garancive që pengon cdo qeveri të ardhshme të bjerë në të njëjtin batak"
Ne shtator protesta me te fuqishme
Kryetari i PD-së Lulzim Basha paralajmëron se në shtator protestat do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme.
Lulzim Basha: " Opozita ka vazhduar gjatë gjithë verës protestat dhe do vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Përveç protestave që do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme në një situatë që është edhe më e vështirë dhe më e pakapërdishme do të fokusohemi edhe më shumë në zgjidhje që do u ofrojmë shqiptarëve"
Basha vlerëson rolin e Gjermanisë
"Vlerësojmë rolin, interesin dhe ndihmën që Gjermania dhe bundestagu gjefrman, CDU/ CSU po japin për të mundësuar që Shqipëria të mos mbetet prapa e peng i krimit por të ecë drejt hapjes së negociatave. Pengesa kryesore sot është kapja e institucioneve nga një grup i struktururar kriminal që çdo kush e ka identifikuar si organizata e Rilindjes me në krye Edi Ramen.
Pse hesht Arta Marku
Sa i takon rastit të denoncimit të kryebashkiakut te Vorës, Basha akuzoi Prokuroren e perkohshme se po bashkepunon me kryeministrin Rama.
"Pse hesht Arta Marku? kanë 24 ore qe heshtin. Heshtja e Edi Rames dhe e Markut tregojnë qartë se Kajmaku u kandidua me bekimin e Ramës"
Basha shtoi se dhjetra raste të tjera janë në proces verifikimi
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryetari-i-pd-se-basha-deklarate-pas-takimit-me-nenkryetaren-e-grupit-cducsu
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Ins...