Pike e perbashket kufitare Maqedoni e Veriut- Serbi

2019-08-26 1

E hapën pikën e përbashkët për menaxhimin e integruar të kufijve me qëllim që të përshpejtohet lëvizja e qytetarëve dhe mallrave. Por e bllokuan kufirin, dhe më së shumti e pësuan qytetarët, që u deshtë të presin më shumë se 1 orë për të kaluar, në temperatura të larta.

Zaev potencoi efektet pozitive që kjo masë do t?i ketë për ekonominë, e Brnabiç pothuajse gjithë fjalimin ia kushtoi Prishtinës dhe taksës.

Kryeministrja serbe u prit nga Zaev edhe në godinën e Qeverisë, e më pas pasoi edhe konferenca për media. Marrëveshjet e nënshkruara janë pasqyrë e vërtetë e miqësisë mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë potencuan krerët e ekzekutiveve. Por tema kryesore ishte rasti ?Zhvatja dhe informatat që po vijnë nga Serbia.

Zoran Zaev: Nuk do të lejojmë që disa media, me lajme të rrejshme, me qëllim të caktuar që ti prishin marrëdhëniet mes dy shteteve. Mua më vjen mirë që edhe ju gazetarët kështu nëpërmjet pyetjeve po jepni kontributin tuaj sepse marrëdhëniet tona janë të mira dhe do të jenë të mirë për një periudhë shumë të gjatë sepse, popujt tanë janë të lidhur mes vete dhe ka respekt të ndërsjellët.

Kryeministrja serbe u pyet edhe për mundësinë e hapjes së kufirit, Llojan-Miratoc. Tha që po analizohet një mundësi e tillë, por momentalisht përgjigje konkrete nuk ka.

Tv Klan