Kthyen burgjet si hotele për Shullazin Lul Cakën e Shazivarin/ Ndjekje penale për dy ish-drejtorët

2019-08-26 1

Vetëm pak ditë pasi shkarkoi nga detyra ish-drejtuesin e Burgut të Kosovës në Lushnjë dhe ish-drejtuesin e paraburgimit ?Jordan Misja? (313) në Tiranë, Drejtori i Përgjitjhshëm I Burgjeve Agim Ismaili, ka kallëzuar penalisht Judmir Shurdhin dhe Maksim Hamiti. Të dy ish-drejtorët akuzohen për ?Shpërdorim detyre? dhe se kallëzimi tashmë është administruar nga prokuroria e Tiranës dhe ajo e Elbasanit. është verifikuar dhe konfirmuar që ish drejtuesit Hamiti dhe Shurdhi, në kundërshtim flagrant me aktet ligjore e nënligjore dhe kompromentuar misionin për trajtim të barabartë dhe në përputhje me aktet rregullative të të burgosurve, ka realizuar trajtim preferencial të të burgosurit Emiljano Shullazi apo Lulzim Caka, ndër të tjera edhe takime me të burgosur anëtar të të njëjtit grup të akuzuar, ? për rrjedhojë dyshojmë se prej tij janë konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Në referencë të kërkesave ligjore të dënuarit trajtohen me dinjitet dhe duke respektuar të drejtat njerëzore të tyre, por gjithsesi për të realizuar qëllimin e ligjit ? vuajtjen e dënimit ? dhe për të parandaluar çdo rrezik sigurie të burgosurit i nënshtrohen kufizimeve të përcaktuara dhe një protokolli të hekurt për çdo veprim që kryejnë ? thuhet ndër të tjera në kallëzim.