Morën peng bashkëkombasin dhe i kërkuan 10000 €, arrestohen 4 shqiptarët në Greqi

2019-08-26 0

5 persona janë vënë nën prangat e policisë pasi akuzohen për pengmarrjen e një personi në Greqi dhe më pas i kanë kërkuar 10.000 euro për ta lënë të lirë. 4 prej personave janë arrestuar në Greqi ndërsa i pesti është kapur në Shqipëri. Të arrestuarit në Greqi janë Xh.N., 49 vjeç, H.M., 35 vjeçe, B.M., 41 vjeç, M.M., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Ndërsa personi i pestë që u kap në Tiranë është L. P., 24 vjeç, dhe akuzohet si bashkëpunëtor.

Këta 5 persona në një fshat të Korinthos, Greqi, për motive të dobëta kishin marrë peng J.T nga Tirana dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë. Falë bashkëpunimit më policinë greke, u bë e mundur lirimi i pengut J.T. Lirimi i pengut dhe arrestimi i 5 personave ka ardhur pas një hetimi disaditor duke përdorur metodat speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Policinë greke, me ndërmjetësimin e Interpol Tirana ku më pas finalizuan me sukses operacionin policor ndërkombëtar ?Korinthos?.

Ndërkohë të arrestuarit do të dalin para gjykatës nën akuzat për veprat penale ?Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" dhe "Heqja e paligjshme e lirisë? e kryer në bashkëpunim.