RTV Ora - Varfëria dhe sëmundjet gjunjëzojnë shumë familje në Kukës

2019-08-25 1

#rtvora

Varfëria dhe sëmundjet e rënda të anëtarëve kanë gjunjëzuar shumë familje në Orgjost të Kukësit. Barra e rëndë e përballimit të sfidës të mbijetesës u ka rënë grave.

Familja prej 6 anëtarësh e Xhevit Muratajt në Orgjost të Kukësit jeton në kushte ekstreme.

Barra më e rëndë i ka rënë të zonjës së shtëpisë.

Asaj i duhet të kujdeset edhe për djalin 25-vjeçar me aftësi të kufizuara.

"Me vështirësi e përballojmë djalin. Një pension e ka prej shtetit, marrim pak ndihmë ekonomike. Me atë pension vetëm për djalin me ushqim dhe ilaçe"

Varfëria e skajshme dhe sëmundjet e rënda të anëtarëve kanë gjunjëzuar shumë familje në fshatin malor.

Në të njëjtën situate është edhe kjo familje me 8 anëtarë.

E zonja e shtëpisë aty ka në ngarkim dy vjehrrit e moshuar dhe kunatën e sëmurë.

"Ka pension invalidi, pension pleqëria 40 mijë lekësh. Burrin e kam pa punë, dy fëmijë të vegjël"

Jetesë e vështirë në kushtet e varfërisë ekstreme është edhe familja Pelivani me 5 pjestarë.

Kjo familje çdo ditë jeton me frikën e shembjes së shtëpisë

"Nëse mundeni të ma rregulloni shtëpinë"
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kukesi-i-varfer-familjet-ne-meshire-te-fatit-ne-kerkim-te-bukes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz