?Punimet me ritme të shpejta, pavarësisht problematikës?
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, garanton se në Tetor qeveria do t?i japë zgjidhje çështjes së shpronësimeve për pronarët e banesave në gjurmën ku kalon Unaza e Madhe e Tiranës.
Ky projekt sipas ministres, ka ecur me ritme të shpejta gjatë verës, pavarësisht problemeve që ka sjellë çështja e shpronësimeve
Balluku tha se nga ndërtimi i Unazës së Madhe nuk do të përfitojë vetëm qyteti i Tiranës.
Ndërsa kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato garantoi për cilësinë e punimeve që po kryen.
Në pjesën Lindore të Unazës së Madhe të Tiranës projekti parashikon hapësira të gjelbërta për qytetarët, trotuare, sistemimin e shtratit të Lanës si dhe ndërtimin e 5 veprave të artit.
Tv Klan