#rtvora
Inspektoriati Shtetëror Teknik ka ngritur një grup pune për të hartuar aktin e ekspertimit në lidhje me shkakun e shpërthimit të karburantit pranë kryqëzimit të Shënkollit në Lezhë.
Në një informacion paraprak ky inspektoriat thekson se ngjarja e ndodhur në stacionin e shitjes me pakicë të karburanteve dhe gazit të subjektit tregtar A. F. M. A SH.P.K ku ka marrë flakë rezervuari i gazit që shërbente për furnizimin e automjeteve me kapacitetet 6480 litra.
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial bën me dije se forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit duke shmangur përfshirjen e zjarrit në depozitën e karburanteve çka mund të sillte pasoja edhe më të rënda.
Ndërkohë nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe dëshmive paraprake dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale ndodhur nga defekt teknik në sistemin e Gazit të Lëngëzuar të naftës. Burimet nga hetimi i çështjes thonë se katër muaj më parë karburanti "Ekooil" i është nënshtruar kontrollit dhe specialistët që kanë bërë verifikimet në terren nuk kanë shënuar asnjë problem në raportin e tyre.
Megjithatë incidenti i rëndë që shkaktoi shpërthimin e fuqishëm pranë një rruge kombëtare ku kishte lëvizje automjetesh të konsiderueshme ka ndodhur në një kohë kur aksioni anti-informalitet ka vendosur prej javësh në fokus subjektet e tregtimit të karburanteve, të cilat duket se kanë nevojë për kontrolle të thelluara teknike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shperthimi-i-karburantit-ekooil-u-kontrollua-4-muaj-me-pare-nuk-u-gjeten-shkelje
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz