#rtvora
Pas dy ditësh qëndrimi në Sarandë, veliera e lashtë nga Katari, e konsideruar një muze në miniaturë mbi trashëgiminë e detarisë në Katar, kreu ndalesën e tij në kalatën 5 të portit të Durrësit, pasditen e së shtunës.
Veliera ?Fateh Al Khair 4?, ishte në dispozicion të qytetarëve për ta vizituar nga afër, ndërsa ka si qëllim promovimin e Kampionatin Botëror të Futbollit, Katar 2022
Me rastin e ardhjes së anijes në portin e Durrësit u organizua edhe një koncert, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Katarit në vendin tonë.
Banorët e Durrësit dhe turistët e pranishëm në pritje, patën mundësinë të hyjnë dhe të shohin nga brenda anijen, ku u njohën me velierën, si dhe me kulturën detare të Katarit.
Anija e llojit ?Boom Safari? është e punuar prej druri, me gjatësi 110 këmbë dhe gjerësi 27 këmbë dhe me kapacitet mbajtës prej 200 tonësh.
Lundrimi Fateh Al Khair 4 për vitin 2019 do të zgjasë katër muaj dhe do të përshkruajë rreth 4400 milje, nisur nga Bosfori e deri në Xhenova të Italisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/durresi-mirepret-anijen-katariane-fateh-al-khair-4-3-dite-aktivitete-ne-tirane
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz