Kosovë-Maqedoni nuk hiqen tarifat - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-25 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ndërsa qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nënshkruan një marrëveshje disa ditë më parë për heqjen e barrierave tregtare këtë fundjavë për disa produkte të caktuara, ende nuk ka asnjë masë konkrete.Ministri I ekonomisë në Maqedoninë e veriut, Kreshnik Bekteshi, sqaroi se raporti i Kosovës me garancitë e nevojshme për monitorimin shëndetësor të produkteve të peshkut nuk ka arritur ende në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Shkup.?Pa këtë raport, nuk mundet të jepet dritë jeshile për importin e ikrës dhe rasatit të peshqve nga Kosova, që ishte arsyeja e kundër masave nga Prishtina. Me këtë, barrierat tregtare mes dy vendeve mbeten në fuqi?Ndërkohë nga Unioni i Odave Ekonomike në Shkup bëjnë thirrje për një zgjidhje të shpejtë, pasi tregtarët do të pësojnë dëme që do të ishin të vështira për t?u kompensuar.?Qeveria dhe ministritë fillimisht duhet të bëjnë fazën e parë apo ndërmjetësimin, por qëndrimi jonë si biznes është se duhet të kalohet në fazën e dytë më vendimmarrëse dhe të ndërmerren masa dhe hapa që të mbrohen kompanitë. Duhet të jetë fazë me masa më konkretë që të tejkalohen këto barriera që mos të thellohen më tej humbjet që vështirë mund të kompensohen nga tregtarët?Sipas të dhënave, eksporti i mjaltit në Kosovë është me vlerë 400,000 euro dhe rreth 1.000 ton patate eksportohen çdo vit nga vendi.