Festa e “Teto Ollgës” tërheq interesin e turistëve - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-24 7

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Personazhi i teto Ollges i interpretuar nga aktorja Violeta Manushi, por edhe shtatorja e saj e vendosur ne qendër të fshatit Tushemisht e ka bërë edhe më të famshëm këtë fshat të bukur turistik, buzë liqenit të Pogradecit.Për të dytin vit radhazi organizohet festa e Teto Ollgës, ku organizatorët i ftojnë turistët e vizitorët të shijojnë bukurinë e fshatit, mikpritjen e banorëve, por edhe gatimet tradicionale e panairin me punimet e grave duararta të Tushemishtit.Ndërsa ka nisur një natë më parë kjo festë lokale do të vijojë përgjatë gjithë fundjavës duke synuar të pasohet edhe me të tjera festa të personazheve të cilët e kanë bërë të famshëm Tushemishtin:Kanë qenë të shumtë vizitorët e turistët të cilët kanë zgjedhur Tushemishtin dhe festën lokale të Teto Ollgës. Disa prej tyre thonë se është e pamundur të mos e vizitojnë fshatin e njohur kur vijnë në Pogradec:Të pranishëm në festë kanë qenë edhe kryetari i Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli dhe ministri i shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes, Eduard Shalsi. Ata jo vetëm shprehën mbështetje maksimale për këtë festë, por thanë se çdo vit e më tepër ajo do të organizohet me risi edhe më të veçanta:Festa e Teto Ollgës është një arsye më shumë për të vizituar Pogradecin këtë fundjavë.Në Tushemisht, aty ku është e vendosur shtatorja e personazhit të njohur, vitet e fundit është shënuar një bum ekonomik edhe për bizneset vendase të cilat mirëpresin turistët e vizitorët.