TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte, si pasojë ka humbur jetën një person.
Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte rrugën. Përplasja ka rezultuar fatale për 55-vjeçarin, pasi ai ka ndërruar jetë në vend. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, e ndërsa policia njofton se është shoqëruar në Komisariat shoferi E. S., 32 vjeç. "Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e 55 vjeçarit që ndërroi jetë", shkruhet në njoftimin e policisë.