Bukë më krimba, mish qeni dhe ujë me vajgur! Dëshmitë rrëqethëse të viktimave të komunizmit

2019-08-23 6

TEPELENË-Marta Nikolli, ishte vetëm 10 vjeçe kur erdhi për herë të parë në kampin famëkeq të Tepelenës, në vitin 1950 prej Spacit të Mirditës.

Për Report TV, në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare, ajo rrëfen se trajtimi në këtë kamp ka qenë tërësisht çnjerëzor, pasi buka ishte me krimba, uji me vajgur dhe shumë vuajtje të tjera të cilat shkaktuan vdekjen e qindra personave, përfshirë edhe motrën dhe vëllanë e saj. "Jetë më të keqe nuk ka më. Buka ka qenë me krimba, gjella me krimba, uji me vajguri. Më keq nuk ka ku ta çoj më. Më ka vdekur gjyshja këtu. E kanë varrosur me një vend dhe pas tre javëve e kanë nxjerrë nga aty dhe e kanë çuar tek bregu i lumit. Aty e ka marr rrjedha dhe nuk u mor vesh më gjë për të", tha ajo.

Free Traffic Exchange